fbpx

Ankesa e tre familjeve palestineze pritet të shqyrtohet nga gjykata ushtarake izraelite

Një gjykatë ushtarake izraelite sot pritet ta shqyrtoj ankesën e tri familjeve palestineze në pjesën lindore të Jerusalemit, kundër urdhrave të autoriteteve izraelite për shkatërrimin e shtëpive të tyre, meqë të afërmit e këtyre familjeve janë të dyshuar se kanë ndërmarrë sulme kundër izraelitëve. Tre të afërm të këtyre familjeve, Muataz Hijazi dhe kushërinjtë, Uday e Ghassan Abu Jamal, janë vrarë nga policia izraelite pas dy sulmeve të ndara kohëve të fundit, në pjesën perëndimore të Jerusalemit. Prej atëherë, familjet e tyre kanë marrë shkresa nga autoritetet izraelite me urdhra për shkatërrimin e shtëpive të tyre. Organizata Human Rights Watch, ka kërkuar që Izraeli menjëherë ta ndalë praktikën e shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve, të akuzuar për sulme kundër izraelitëve, duke thënë se ky veprim mund të paraqes krim lufte.

Në deklaratën e djeshme, ky grup për të drejtat e njeriut me seli në Nju Jork, tha se politikat e këtilla “kur kryhen në territoret e okupuara, përfshirë pjesën lindore të Jerusalemit, përbëjnë dënim kolektiv, që është krim lufte”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close