Ndryshimet e Ligjit për kontributet sociale do të rrisin ekonominë e zezë

Shoqata e punëdhënësve të Maqedonisë, parashikon rritje të ekonomisë së zezë, largim të të punësuarve dhe pagesa të honorarëve më të ulëta se rroga minimale, pasi të miratohen ndryshimet e Ligjit kontributet e sigurimit të detyrueshëm social.

Kjo shoqatë thotë se qëndrimet e veta e i ka prezantuar që në muajin gusht kur është diskutuar për këtë temë dhe ka paralajmëruar për pasojat që mund të vijnë pas miratimit të këtyre ndryshimeve. Boshkov, thotë se ndryshimet ligjore vetëm mund të sjellin më shumë përpjekje për t’i ikur ligjit.

Kryetari i Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov, thotë se Ligji mund të ketë efekte pozitive, por edhe efekte negative.

Sipas tij pozitive  këtij Ligji është se punëdhënësit të cilët më parë nuk i kanë paraqitur të punësuarit të cilët kanë punuar nga tetë orë tani duhet patjetër të paguajnë kontributet. Nga ana tjetër sipas Dimitrovit, negative është se punëdhënësit mund të lëshojnë punëtorët dhe të punësojnë me kontratë në vepër.

Lajme të ngjashme

Back to top button