Tërmet 6.8 ballësh në Japoni

Një tërmet i fortë tronditi qendrën e Japonisë mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra njerëzve dhe shembjen e shtëpive të tyre në perëndim të fshatit Nagano, bën të ditur një zyrtar për “BBC”-në.

Raportimet mbi intensitetin e tërmetit me qendër zonën e Naganos në orën 10 të mbrëmjes ishin të ndryshme. Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se ai ishte 6.8 ballë i shkallës riter, ndërsa Sondazhi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se magnituda e tij ishte 6.2 ballë.

Të paktën pesë persona u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur, sipas një zyrtari lokal.

Tërmeti shkaktoi shembjen e të paktën pesë shtëpive në fshatin Hakuba, rreth 30 kilometra në perëndim të Naganos, raportoi i njëjti zyrtar, i mbetur anonim./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button