New York: Ja si braktisen veturat në mes të rrugës, për ti shpëtuar borës (Video)

Sipas raportimeve të mediave amerikane, trashësia e borës tani ka arritur në mbi 2.4 metra. Shumë udhëtarë janë të detyruar të braktisin automjetet e tyre në mes të rrugës, për shkak të ngecjes në dëborë.

Pjesa perëndimore e Nju Jorkut është goditur nga një valë e re e dëborës së madhe, më 20 nëntor, stuhi e cila ka bërë që dëbora të arrijë në 1.5 metra në ditët e fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 10.

Dëbora ka ngujuar zonat rreth 15 kilometra nga Liqeni Erie dhe Liqeni Ontario, duke përfshirë edhe pjesë të qytetit Buffalo. Kjo ka bërë që të mbyllet autostrada 225 kilometërshe në anën e liqenit, ndërsa lagje të tëra janë mbuluar pothuasje të tërat nga stuhitë e dëborës.

Lajme të ngjashme

Back to top button