fbpx

Bentley prodhon kabrioletin e ri Grand

Kompania Bentley do të tentoi gjatë panairit ndërkombëtarë të veturave të mbajtur në Los Angeles, të befasoi klientelën e pasur me konceptin e kabrioletit të ri të bazuar në modelin Muslanne. Edhe pse është prezantuar si veturë koncept, kabrioleti Grand me pamjen e tij tregon qartë se Bentley ka zbuluar detajet e versionit të ardhshëm serik të kabrioletit të ri.

Dizajni kryesisht është huazuar nga limuzina Muslanne, kështu që kabrioleti Grand do të ketë disa dyer më pak. Kjo veturë është e lyer me ngjyrë të kaltër dhe të hirtë, duke krijuar një kombinim interesant dhe mjaft tërheqës për syrin e blerësve, derisa në Bentley nuk kanë kursyer duke futur edhe dru të shtrenjtë, që është prezent në instrument tabelë, rreth tapicerive të dyerve si dhe në pjesën e pasme të karrigeve.

Derisa lëkura në karrige do tu ofroj luks katër pasagjerëve që do të kenë fatin të shëtitën me këtë veturë. Ndërkaq në vend të motorit standard me 6.7 litra V8, i cili në modelin Muslanne prodhon 512 kuaj fuqi, Bentley ka futur një motor më të fuqishëm të marrë nga versioni Muslanne Speed. Ky motor tani prodhon 537 kuaj fuqi.

Versioni serik ende nuk konfirmuar zyrtarisht, por në Bentley po presin me padurim reagimet e blerësve të mundshëm pasi që të prezantohet ky koncept. Por në rast se kjo kompani jep dritën e gjelbër për prodhimin serik, modeli i ardhshëm në gamën e saj do të zinte vend karshi kabrioletit Azure i cili në korrik të vitit 2009 ndaloi prodhimin./Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close