Juventusi në stil kampioni

Juventusin nuk ka kush që e ndalë në garën për titull në Serie A. Skuadra e Allegrit e ka mposhtur bindshëm Lazion me rezultat 0-3. Paul Pogba kësaj radhe e mposhti Lorik Canën pak ditë pas barazimit më kombëtaren në ndeshjen Francë-Shqipëri.

Pogba shënoi dy gola në këtë fitoe. Të parin e realizoi në minutën e 24. Tevez në minutën e 54 shënoi për 2-0, ndërsa dhjetë minuta më vonë Pogba shënoi për 3-0.

Lorik Cana luajti nga fillimi në këtë sfidë, ndërsa Berisha përsëri ishte në bankën rezervë.

Pas 12 javësh Juventusi është lider me 31 pikë, tri më shumë se Roma që është në pozitën e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button