Hoxhaj e ngushëllon homologun shqiptar, Ditmir Bushati

Me rastin e vdekjes së ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati, kryediplomati kosovar në detyrë, Enver Hoxhaj, e ka ngushëlluar ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.

“Në letër, ministri Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë si dhe për familjen e ambasadorit Bushati”, thuhet në komunikatën që MPJ e Kosovës iu ka dërguar mediave.

Ministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e ambasadorit Bushati për diplomacinë dhe shtetin shqiptar gjatë shërbimit të tij të çmuar si ambasador në Maqedoni, në SHBA, Suedi, Serbi si dhe gjatë funksioneve të larta në organizatat rajonale./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button