Stabilizohet Roma, barazon Juventusin me pikë

Roma është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Bergamo, ku mposhti vendasit e Atalantës me rezultat 1:2.
Vendasit, që në minutën e parë, arritën golin nëpërmjet Moralez.

Adem Ljajic, në minutën e 23’ barazoi rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Nainggolan në minutën e 42’.
Më këtë fitore, Roma barazon Juventusin me nga 28 pikë, por skuadra e Allegrit, ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button