Reali shumë i fortë në La Liga

Ashtu siç është pritur, Reali ka arritur fitore të lehtë në udhëtim te Eibar, duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:4.
Kontribut të madh në këtë ndeshje si në shumë tjera, pati Cristiano Ronaldo, që shënoi dy gola.

James Rodriguez në minutën e 23’, shënoi për epërsinë e parë, që u dyfishua nga Ronaldo në minutën e 43’.
Me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

Në minutën e 70’ të pjesës së dytë, Benzema u regjistrua në listën e golashënuesve, duke ngritur epërsinë në 0:3.
Ndërsa për të kompletuar një tjetër fitore, u përkujdes përsëri Ronaldo, duke shënuar nga penalltia në minutën 82’.
Reali tani pas 12-të ndeshjeve udhëheq në La Liga me 30 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button