fbpx

Sekretet e numrave, ja pse këta numra janë të famshëm

Behet fjale për te mësuar se perse Channel, ka një produkt te famshëm qe e ka quajtur “5”, pse Boing ka një tjetër model te famshëm gjithashtu, te quajtur 747. Këto dhe disa te tjera, i gjeni ne shkrimin e mëposhtëm.

Rruga 66

1.    Rruga 66. Kjo është autostrada me e famshme ne SHBA qe lidh Chikaggo-n me Los Angeles. E gjate 3860 km, ajo lidh 8 shtete dhe kërkon te ndryshosh plot tre here orën, pasi kalon ne tre zona te ndryshme orare. Numrat për emërtimin e rrugëve për here te pare ne SHBA kane filluar te përdoren ne Wisconsin ne vitin 1917. Pas kësaj, kjo mënyrë e te identifikuarit te rrugëve u kthye ne një model për te gjithë Shtetet e Bashkuara. Shteti i Kentacky-t, preferoi ta quaje këtë rruge jo si autostrada 62, sipas parashikimit, por “66”. Kjo vetëm dhe thjeshte për faktin se ky numër ishte me i thjeshte për tu memorizuar.

Fiat
2.    Fiat 500. Emërtimi i kësaj makine legjendare te fabrikës se famshme te prodhimit te makinave FIAT, merr shtysën prej faktit se ajo kish një motor me dy cilindra dhe volum prej 500 cm3, por edhe pse ne atë kohe ajo kushtonte 500 mije lireta, ose sa rroga vjetore e një punëtori.

112
3.    Numri i urgjencës 112. Ne vitin 1972, Konferenca Europine e Postave dhe Telekomunikacioneve vendosi qe te gjithë vendet evropiane te përdorin te njëjtin numër për thirrjet urgjente. Ky numër do te ishte pikërisht 112, dhe kjo për faktin për ta bere atë me lehte te kujtueshëm, por edhe për te shmangur gabimet qe zakonisht bëheshin kur shifra kish tre numra te njëjtë.


4.    Boeing 747. Ne vitet ’40, kur Boeing prodhonte avionët e saj, përdorte numra te ndryshëm për te identifikuar prodhimet ne varesi te përdorimit. Ato me 300 dhe 400, ishin te destinuar për avionët ushtarake. Me 500 ishin avionët me motor me turbine dhe 600 avionët  me motorë reaktive. Kështu qe për avionët e transportit publik, mbetej shifra 700. Ndërkohë qe ideja për te përdorur numrin 7 edhe ne fund, lidhej me stilin e dizajnit, dhe numri ne mes, ne këtë rast numri 4, lidhej me radhën e prodhimit te avionit te një tipi te caktuar.


5.    Channel “5”. Ka dy arsye qe Channel, produktin e pare te saj e quajti Channel “5”. Se pari pasi ky numër ju propozuar edhe nga kimisti i njohur Ernest Beaux, por edhe për faktin se Channel kish kuptuar se ky numër ishte edhe fatsjellës për të, gjë te cilën e ka pranuar edhe ne një interviste te shume viteve me pas.


6.    49. (San Francisco 49ers). Kjo lidhet me historinë se kur zë fill skuadra e futbollit amerikan. Ishte pikërisht viti 1849, kur pionieret e skuadrës se futbollit arritën deri ne San Francisco ne kërkim te arit. Këtu ata krijuan edhe skuadrën e futbollit, e cila qe nga ajo kohe u quajt vetëm “49”.


7.    Porsche 911. Ne vitin 1964, Porsche prezantoi ne Paris makinën saj, te cilën fillimisht e quajti Porsche 901. Por meqenëse kjo ide ishte përqafuar me pare edhe nga Peugeot, gjermanet preferuan qe makinën e tyre ta quanin Porsche 911.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close