Gruevski: Nëse nuk çbllokohet puna e komisionit na pret raport negativ i KE-së

Kryeministri Nikolla Gruevski, paralajmëro se Maqedonia mund të marrë raport negativ nga Komisoni Evropian, nëse komisioni ad-hoc nuk del me raport për ngjarjet  e 24 dhjetorit.

Fajin për këtë ai e sheh të LSDM-ja.

Për kryeministrin Nikolla Gruevski, problemet brednapartiake të LSDM-së janë reflektuar edhe si probleme të vendit. Ai theksoi se është i brengosur për, siç theksoi ai, udhëheqësinë e dyfishtë ose të trefishtë të LSDM-së dhe tha se partia duhet të konsolidohet dhe të ketë një udhëheqësi, dhe e gjithë kjo në interes të vendit. Gruevski sot, duke u përgjigjur në një pyetje gazetareske rreth punës së Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetoritm, tha:

“Në LSDM një njeri jep komandë, ndërsa ndodh diçka tjetër. Edhe ai vetë nuk e di se çka i ka ndodhur, për shkak se ai thotë të shkojnë në të djathtë, e ata shkojnë në të majtë. Mua më vjen keq që është ashtu, veçanërisht për shkak se nuk mund t‘i përfundojmë disa punë të rëndësishme që janë të rëndësishme për vendin dhe që vendi mund të ketë pasoja për këtë. Problemet e brendshme të LSDM-së do të reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë si probleme të vendit”, tha Gruevski.

Edhe zv/kryeministri Fatmir Besimi sot ka paralajmëruar për rrezikun e bllokimit të euro-integrimeve për shkak të mosfunksionimit të Komisionit në fjalë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button