5 këshilla për një letër motivimi ideale

Si t’ia bëni qe përzgjedhësi i postit ku keni aplikuar t’iu mbaje mend dhe t’iu lere një takim?Ja disa këshilla te vlefshme për një letër motivimi perfekte.

1. Mos u tregoni as shume te matur dhe as shume këmbëngulës

Duhet gjetur strategjia me e mire për t’i mbushur mendjen dikujt. Figurat stilistikore si për shembull pyetjet retorike, janë një mjet praktik për t’ia dale mbanë.

2. Krijoni një strukturë ta qarte

Letra duhet te ketë disa pika kryesore:

Hyrja– Ku e keni gjetur këtë oferte?

Motivimi– Perse po aplikoni?

Argumentimi– Pse mendoni se jeni kandidati ideal?

Përfundimi- Cilat janë perspektivat e se ardhmes?

3. Mos u tregoni shume te sinqerte

Çfarë te them? Çfarë te mos them? E mira është te përqendroheni tek gjerat tuaja pozitive, cilësitë dhe motivimin. Nëse tregoheni shume te sinqerte dhe nxirrni çdo gjë te jetës suaj ne drite mund te nxirrni ne pah edhe ndonjë pike te dobët. Kujdes!

4. Bjerini shkurt. Maksimumi 250 fjale.

Mund te keni 1001 argumente për t’i shpjeguar atij perse jeni kandidati me i mire, por ai do te dije vetëm gjerat kryesore. Zakonisht letrat me te mira janë ato me 200-300 fjale.

5. Përshkruani gjithçka me fjalët tuaja

Ne letrën e motivimit duhet te shkruani kompetencat vetjake qe janë ne përputhje me ato qe kërkon punëdhënësi. Shkruani gjithçka me fjalët tuaja, pa kopjuar letrat e te tjerëve apo ato qe gjeni ne internet. Thjeshtësia dhe personalizimi janë me te pëlqyerat.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button