Turqi, secili universitet shtetëror do të ketë xhami

Drejtoria për çështje religjioze pranë Qeverisë turke mbrëmë paralajmëroi se do të ndërtojë xhami në kampusin e secilit universitet shtetëror në vend.

“Në proces të ndërtimit janë xhamitë në mbi 80 universitete. Pesëmbëdhjetë prej tyre tashmë janë të hapura për besimtarët dhe do të hapim 50 të tjera gjatë vitit 2015”, deklaroi Mehmet Gurmez, shef i Drejtorisë për çështje të religjionit.

“Ka 20 milionë të rinj në vendin tonë dhe ne dëshirojmë të mund të arrijmë tek secili prej tyre”, sqaroi Gurmez, cituar nga Anadollia.

Sipas tij, imamët të cilët marrin rroga nga qeveria në pajtim me ligjet në Turqi, do të jenë përgjegjës që në çdo xhami t’u ofrojnë ndihmë të rinjve të cilët janë në gjendje të rëndë.

“Ne u kushtojmë rëndësi të madhe xhamive nëpër universitete. Kjo është mënyra e vetme që xhamitë të kthehen në jetën, qytetet dhe zemrat e njerëzve tanë”, potencoi Gurmez.

Lajme të ngjashme

Back to top button