Tragjedi në Serbi, tre të ri u mbytën në lumin Danub (VIDEO)

Tre të rinj janë mbytur në mëngjesin e së shtunës në një aksident që ka ndodhur në Beograd, kur vetura e tipit “BMW” me gjashtë udhëtarë është zhytur në lumin Danub.

Sipas burimeve të Blic, fatkeqësia rrugore ka ndodhur në orën 03.43 në afërsi të një restoranti. Nga uji janë nxjerrë vozitësi 19 vjeçar, një vajzë 18 vjeçare si dhe një djalë 20 vjeçar, i biri i gazetares së njohur serbe Olja Beqkoviq.

Sipas po të njëjtit burim, tre të rinjtë që vdiqën janë të moshës 18. 16 dhe 20 vjeçare. Ky i fundit ka qenë i mbyllur në bagazhin e automobilit dhe policia e ka gjetur në të. Si që thuhet nga Blic, ai ka luftuar disa orë për jetë, i mbyllur në bagazh.

Arsyet e aksidentit, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, janë vozitje në gjendje të dehur nga vozitësi. Të rinjtë po ktheheshin nga një aheng. Vozitësi nuk ka mundur ta drejtojë veturën të cilën e ka vozitur shpejtë andaj dhe kanë fluturuar drejtpërsëdrejti në lum. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button