Shkupi uroi “Shvercerat” me fitore

Sot kur e gjithë shqiptaria po festonte 22 nëntorin ditën e Alfabetit Shqiptarë, Skuadra e Ligës së Dytë Shkupi ka festuar titullin e kampionit vjeshtor, ndërsa tifo grupi “Shvercerat Shkup” e festuan 25 vjetorin e themelimit. Ishte kjo një ditë e madhe festive për Shkupin, e cila edhe më tutje mbetet lider i pa konkurrentë në ligën e Dytë.

Me fitore minimale prej 1:o ndaj ekipit Mlladost Carev Dvor, Shkupi i ka qerasur me fitore Shvercerat për nder të 25 vjetorit të tyre.

Ndeshja ishte fer dhe korrekte, ndërsa Shkupi ka luajtur me një futbollist më pak nga minuta e 44-të, kur Ardian Nuhiu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që solli me automatizëm karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me iniciativë të Shkupit, ndërsa e njëjtë ishte edhe pjesa e dytë, duke mos u vërejtur në asnjë moment mungesa e Nuhiut të përjashtuar.

Hero i ndeshjes ishte Besir Demiri i cili shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 84-të. Në shkallët e stadiumit të Çairit kishte mbi 3000 shikues.

Momenti kur Besir Demiri shënoi golin e fitores
Momenti kur Besir Demiri shënoi golin e fitores

Në duelet tjera vlen të përmendet dueli Drita – Gostivari, ku kanë fituar nikoqirët me golin e Vlamir Jonuzit në minutën e 31. Kozhufi dhe Vëllazërimi kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1. në këtë ndeshje golat u shënuan në fund të ndeshjes, Ibraimi shënoi në minutën e 82-të, ndërsa barazoi në minutën e 86-të Xhonov.

Euromilku e ka mundur Skopjen me rezultat 2:1, ndërsa Napredoku ka pësuar disfatë në shtëpi nga Makedonija Gj.P.

Rezultatet e xhiros së 14-të:

Kozhufi – Vëllazërimi 1:1, Shkupi – Mlladost CD 1:0, Euromilk – Skopje 2:1, Drita – Gostivari 1:0 dhe Napredoku – Makedonija Gj.P 1:2

Tabela: Shkupi 35 pikë, Vëllazërimi 22, Gostivari 22, Mlladost CD, Euromilk 18, Skopje 18, Makedonija Gj.P, Kozhuvi 16, Drita 14, Napredoku 9 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button