Do të hapen 40 kopshte të reja për fëmijë

Në pajtim me programin e Qeverisë në periudhën e ardhshme katërvjeçare është planifikuar të ndërtohen 40 kopshte të reja me qëllim që të rritet përfshirja e foshnjave të moshës parashkollore.

Një pjesë e tyre do të ndërtohen nga themeli, një pjesë do të zgjerohen, ndërsa një pjesë do të hapen me shndërrimin e objekteve ekzistuese.

Sipas programit tetëqind e gjashtëdhjetë vende të reja për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore do të jenë në dispozicion me hapjen e 20-të kopshteve të reja të cilat do të fillojnë me punë deri në fund të këtij viti në më shumë vende në shtet.

Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e këtyre kopshteve është 55 milionë denarë prej të cilave 40 milionë denarë janë siguruar nga ana e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button