fbpx

Zyrtarët e BDI-së sot ishin në Manastir për Ditën e alfabetit (FOTO)

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Bexhihudin Shehapi, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

 

Xhaferri, Aliti, Besimi, Ademi dhe të tjerë
Xhaferri, Aliti, Besimi, Ademi dhe të tjerë

Në këtë rast, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai tha Dita  e Alfabetit është dita më e rëndësishme dhe e lavdishme e kulturës shqiptare.

 

Musa Xhaferri
Musa Xhaferri

“Më lejoni që fillimisht nga kjo shtëpi ku para 106 viteve është themelua Alfabeti i Gjuhës Shqipe së pari drejtorit të Muzeut, stafit të tij dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë ua urojë këtë ditë shumë të rëndësishme, të lavdishme të kulturës sonë shqiptare dhe falënderimi iu takon rilindësve që thanë kontributin dhe trasuan rrugën të funksionojë rilindja shqiptare, të unifikohet Alfabeti shqip me shkronja latine, të orientohet kombi shqiptare drejt aleancës së natyrshme perëndimore që pastaj do të pasoj me pavarësinë e shtetit shqiptarë. Kongresi i Manastirit ka qenë bazamenti dhe i ka paraprijë kjo ngjarje historike pavarësisë së kombit shqiptarë dhe krijimit të shtetit shqiptarë”, – tha Xhaferri.

Ai në Manastir, përkatësisht në Muzeun e Alfabetit, ka marrë pjesë edhe në hapjen e Tribunës shkencore me temë: “Kontributi i shoqërive dhe klubeve shqiptare në formimin e Alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”.

Ndërsa me fillim në ora 19.00, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë Solemne që organizohet me rastin e Ditës së Alfabetit.

Tags

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ishte mire te shkojne edhe te burgu i Manastirit per vizite te burgosurve per rastin Monstra…nese me te vertete kujdesen per popullin e tyre!

Back to top button
Close