Grabovci: Nuk e kemi diskutuar pozitën e Kryeministrit

Nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci thotë se në kohën kur u nënshkrua marrëveshja nuk është diskutuar për ndarjen e posteve. Sipas tij, këtë e ka konfirmuar edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

“Është ende herët të flitet për atë punë. Nga ana tjetër, e keni parë marrëveshjen me shkrim aty shihet se nuk është negociuar për asnjë përgjegjësi. Janë grupet punuese të ngarkuara nga të dy partitë dhe ata do t’i deshifrojnë ato”, thotë Grabovci.

“Për më tepër nuk është diskutuar për asnjë send. Këtë e ka konfirmuar edhe presidentja edhe marrëveshja e shkruar”, ka thënë Grabovci për Politiko.net.

Lidhjen e koalicionit me LDK-në, Grabovci e ka quajtur sukses për të gjithë qytetarët.

“Koalicionin me LDK-në e vlerësoj si një sukses për të gjithë qytetarët e vendit. Urime edhe juve”, ka thënë dukshëm i disponuar Adem Grabovci. /Politiko.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button