fbpx

Në Bllacë konfiskohen 188 mijë euro dhe gjashtë kilogramë marihuanë

Nëpunësit doganorë të Sektorit për punë operative dje në dy raste të veçanta në vendkalimin kufitar Bllacë parandaluan përpjekje për kontrabandimin e 188 mijë eurove dhe gjashtë kilogramëve marihuanë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa të Shkupit, është paraqitur për dalje nga Republika e Maqedonisë, te shtetasja e Maqedonisë me inicialet M.E. janë gjetur 190 mijë euro të paparaqitura. Devizat e paparaqitura janë gjetur në një çantë personale e cila ka qenë në sediljen pranë drejtuesit të makinës, të paketuara në qese plastike. Në pajtim me Ligjin për punë me deviza, dy mijë euro i janë kthyer ndërsa 188 mijë eurot e tjera i janë ndalur përkohësisht.

Drejtoria doganore, kundër personit M.E. ka filluar procedurë përkatëse penale.

Në rastin e dytë rreth orës 12 në mesditë, në vendkalimin kufitar Bllacë për hyrje në Republikën e Maqedonisë ka mbërrirë një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa gjermane, i drejtuar nga personi V.B. (42), në të cilin si bashkëudhëtarë ka qenë edhe A.F. (28) të dy shtetas të Republikës së Gjermanisë. Automjeti është përzgjedhur për kontroll, ndërsa gjatë kontrollit janë përdorur edhe qentë kufitar të cilët kanë treguar për praninë e drogës me gërvishtjen e brendësisë në sediljet e pasme.

Në Bllacë konfiskohen 188 mijë euro dhe gjashtë kilogramë marihuanë

Në Bllacë konfiskohen 188 mijë euro dhe gjashtë kilogramë marihuanë

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close