Basha-Ramës: Bunkeri i Enverit nuk të shpëton dot nga revolta popullore (Video)

“Jam sot këtu pasi pashë Shqipërinë në lot”. Kështu u është drejtuar kreu i opozitës, Lulzim Bashamijëra simpatizantëve dhe mbështetësve demokratë te mbledhur në shesh nga e gjithë Shqipëria.

Në fjalën e tij para qytetarëve, por një godine Kryeministrie pa të zotin e shtëpisë, Basha i ka kërkuar llogaridhënie qeverisë Rama-Meta mbi varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.

“Jemi më shumë se asnjëherë në historinë e këtij qyteti. Në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit të shqiptarëve të lirë. Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së taksave, papunësisë, varfërisë dhe abuzimit qeveritar me pushtetin. Kemi ardhur sot të përballemi, të mbrojmë të drejtat tona,ta izolojmë të keqen dhe ti kthehemi të mirës përgjithmonë.Kemi ardhur këtu, sepse nuk ka ardhur dhe nuk vjen më Edi Rama tek ju, nuk i pyet më qytetarët ky Kryeministër”.

Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore.

“Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?”/ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button