Studentët e FSHM – USHT vizituan klinikën vjenase “Klinikum Wels-Grieskirchen”

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Mjekësi e Përgjithshme pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës vizituan klinkën “Klinikum Wels-Grieskirchen”, Austri. Kjo vizitë ishte e organizuar në formë të praktikës pranë Repartit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë. Praktika zgjati dy javë, studentët gjatë kësaj kohe patën fatin që në mënyrë aktive të participojnë në intervenimet bashkëkohore të lëmisë ortopedike, nën vëzhgimin dhe përkujdesin e D-r Florin Ramadanit, udhëheqës i këtij reparti dhe njëkohesisht edhe profesor pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

Studentët e FSHM – USHT vizituan klinikën vjenase “Klinikum Wels-Grieskirchen”

Studentëve më të dalluar u jepet mundësia për të mësuar dhe zhvilluar shkathtësitë e tyre praktike. D-r Florin Ramadani me gadishmëri të plotë iu përkushtua studentëve që  të përiftojnë maksimumin nga kjo eksperiencë.

Studentët, duke shprehur edhe falenderime për kontributin e D-r Florin Ramadanit, ata besojnë që kjo eksperiencë  ka hapur dyer të reja në botën e madhe të mjekësisë bashkëkohore  dhe ka shënuar një hap të  rëndësishëm në rrugëtimin e tyre  mjekësor.

Kontribut të veçantë ka dhënë edhe udhëheqësia e “Klinikum Wels-Grieskirchen” me mikëpritjen e tyre si dhe kompania “Euro Bus” e cila u solidarizua me studentët.

Kjo praktikë, tashmë një traditë e inicuar nga  D-r Florin Ramadani, realizohet çdo vit.

???????????????????????????????

Lajme të ngjashme

Back to top button