Stamboll, vritet me thikë tifozi i Crvena Zvezdas

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e së premtes në Stamboll ku një tifoz i skuadrës së Cervena Zvezdës është vrarë pas goditjeve me thikë nga disa mbështetës së skuadrës së Galatasaray. Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Euroleague përfundoi 110-103 në favor të skuadrës turke, por pas daljes së tifozëve nga pallati i sportit, janë rregjistruar përleshje në të cilat mbeti i vrarë një i ri serb, pjesë e tifogrupit  “Delije”.

Sipas mediave turke, rreth 400 tifozë serbë nisën përleshjet jashtë pallatit të sportit, pasi vetëm 70 prej tyre u lejuan të ndiqnin ndeshjen nga afër. Mediat serbe zbardhën menjëherë identitetin e viktimës. Quhet Marko Ivanoviç dhe sipas informacioneve të para, ai u qëllua me thikë në qafë duke humbr jetën disa orë më vonë në spital edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas policisë vendase, tifozët e mbetur jashtë pallatit të sportit nuk zotërorin bileta dhe kjo bëri që ata të ndiznin situatën duke provokuar përplasje me mbështetësit e Galatasaray. Dy grupet lëshuan gurë dhe shishe ndaj njëri tjetrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button