SHBA në kaos, trashësia e borës arrin në 2.4 metra

Stuhia e fuqishme e dëborës ka shkaktuar 8 viktima në SHBA, 6 prej të cilëve në rajonin Buffalo.

Sipas mediave amerikane, lartësia e borës ka arritur në më shumë se 2,4 metra duke shkaktuar kaos në Buffalo.

Meterologët kanë njoftuar se sasia e borës e rënë në këto tre ditë në Bufalo është sa sasia që qyteti zakonisht pret gjatë gjithë dimrit.

Tetë persona janë konfirmuar tashmë të vdekur nga stuhia, duke përfshirë një burrë që u gjet i vdekur në makinën e tij të mbuluar nën dëborë.

Guvernatori Andrew Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 qarqe në rajonin e perendimor të Nju Jorkut.

Lajme të ngjashme

Back to top button