Nevzat Bejta uron shqiptarët për Ditën e alfabetit

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta uron gjithë shqiptarët për Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.

‘Më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, u tubuan njerëzit e ditur shqiptarë të të gjitha feve për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar – unifikimin e shqiptarëve kudo që janë dhe unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Dita e Alfabetit është një prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë, prandaj le ta kujtojmë dhe festojmë për çdo vit e mot.

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët gjithandej ku gjenden,

Gëzuar 22 Nëntori – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE!”, thuhet në telegramin e Nevzat Bejtas

Lajme të ngjashme

Back to top button