Nesër qeveria merr borxh të ri prej 18,8 milionë eurosh

Shteti nesër do të marrë borxh të ri prej 18,8 milionë eurosh, duke lëshuar në përdorim katër pako me letra shtetërore me vlerë. Është planifikuar të lëshohen në përdorim dy pako me kambiale shtetërore dyvjeçare, një pako me kambial pesëvjeçar dhe një pako gjashtëmujore me letra me vlerë. Të nesërmen, domethenë të mërkurën, shteti duhet të kthejë borxh të mbetur prej 18,8 milionë eurosh.

Është planifikuar që të nxirret në shitje kambiali shtetëror dyvjeçar, pa klauzolë devizore në vlerë prej 10,7 milionë euro, si dhe një kambial dyvjeçar me euroklauzolë, me vlerë prej 1,6 milionë euro.

Kambiali shtetëror pesëvjeçar që do të shitet në ankand është i mbrojtur me euroklauzolë, dhe ka vlerë të përgjithshme prej 2,9 milionë euro.

Do të shiten edhe letra gjashtëmujore me vlerë, me euroklauzolë, me vlerë të përgjithshme prej 3,6 milionë eurosh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button