Enrique e Jorge, fituesit e “Latin Grammy”

Enrique Iglesias dhe këngëtari uruguan  Jorge Drexler, janë fituesit e mëdhenj të ceremonisë së përvitshme të ndarjes së çmimeve “Latin Grammy”, e cila nderon arritjet më të mëdha të industrisë së muzikës latine.

Edicioni i 15 i “Latin Grammys”, i transmetuar në Shtetet e Bashkuara në spanjisht, pati si prezantues aktorët meksikanë, Jacqueline Bracamontes dhe Eugenio Derbez. Ceremonia u zhvillua në “Grand Casino Hotel”, në Las Vegas të Nevadës.

Lajme të ngjashme

Back to top button