Shqipëri, sot nisin protestat kundër pushtetit

Protesta e sotme e demokratëve do të jetë një marshim që nis nga sheshi “Skënderbej” për t’u mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë. E organizuar nga sindikatat e pavarura dhe e mbështetur fort nga PD-ja dhe aleatët e tyre, protesta nis në orën 12:00 nga sheshi “Skënderbej” ku do të hidhen dhe pankartat e para për uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave, mosmiratimin e buxhetit 2015, papunësisë, varfërisë, rritjes së pasigurisë në vend etj.

Mësohet se në momentin që kryetari demokrat Lulzim Basha do t’u bashkohet protestuesve, marshimi do të zhvendoset përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe do të ndalet para godinës qeveritare. Para Kryeministrisë do të instalohet dhe një podium ku do të flasin qytetarë të ndryshëm nga mbarë vendi./Albanian Screen

Lajme të ngjashme

Back to top button