Derbi i Pollogut takon Dritën dhe Gostivarin

Edhe pse sot në Shkupi feston titullin e kampionit vjeshtor së bashku me tifo grupin “Shvercerat” që festojnë 25 vjetorin e themelimit, nga ana tjetër në Bogovoinë do të luhet dhe një derbi tjetër, ku përballen dy skuadrat nga rajoni i Pollogut, Drita e Bogovinës dhe Gostivari.

Drita është në krizë të madhe dhe nuk ka më luksin për disfatë të re, e cila vetëm se do ta ngujonte në fund të tabelës, e që nga ana tjetër Gostivari kërkon pikë për të mbetur në hap me ekipet konkurruese për një vend që u siguron kthim në Ligën e Parë. Ndeshja në stadiumin e Dritës në Bogovinë do të drejtohet nga treshi i gjyqtarëve tetovarë Faton Mustafi, Nasuf Latifi dhe Nebojsha Gjorgjievski

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 14-të zhvillohen sot me fillim në orën 13:00:

Shkupi – Mlladosti, Euromilku – “Skopje”, Drita – Gostivari, Napredoku – Makedonija Gj.P dhe Kozhufi – Vëllazërimi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button