Renova – Vardari derbi i Ligës së Parë

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë, vazhdon me ndeshjet Renova – Vardari dhe Rabotniçki – Bregallnica e fillon xhiron e 16-të, që është dhe e parafundit për sezonin vjeshtor.

Në Tetovë derbi i javës së 16-të luhet në mes Renovës dhe ekipit Vardarit, ndeshje kjo e cila ka zgjuar interesim të madh te dashamirët e futbollit, Vardari tani më është siguruar si kampion vjeshtor, ndërsa Renova kërkon të arkëton tri pikë të reja, që do ti siguronin gjumë pak sa më të rehatshëm dimërorë.

“Është radha jonë që ti gëzohemi fitores edhe pse jemi të vetëdijshme se Vardari është skuadër shumë e fortë, por kjo ne na motivon edhe më tepër. Kërkojë përkrahjen e tifozëve në këtë përballje, që të arrijmë suksesin” ka thënë Izair Emini. Ndeshjen Renova – Vardari e referon Aleksandar Stavrev.

Ndeshjet tjera të kësaj xhiros së parafundit zhvillohen të dielën. Në Kratovë do të përballen Sileksi dhe Shkëndija, ndërsa në Shkup takohne Metalurgu dhe Horizonti, dhe Teteksi do të ketë përballë Pelisterin. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button