Daçiq: Shesheli dhe partia e tij s’kanë ndikim në Serbi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se Partia Radikale Serbe e udhëhequr nga Vojislav Shesheli është parti jashtëparlamentare dhe se nuk ka ndikim në skenën politike serbe.

Duke komentuar deklaratat e Sheshelit për “Serbi të Madhe”, Daçiçi u përgjigj se “kush është sot Sheshel që i thotë të tilla fjalë”.

Ministri serb tha se Beogradi nuk mban as edhe një centimetër përgjegjësi lidhur me deklaratat e Vojislav Sheshelit, por se ata janë thjesht deklarata personale të tijat.

Këto komente ai i bëri duke e komentuar nismën e deputetëve kroatë që në Parlamentin Evropan të miratohet një rezolutë, me të cilën do të dënohen deklaratat e të akuzuarit, Vojisllav Sheshel, i cili është liruar përkohësisht për shkak të sëmundjes./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button