Kujdes, peshqirët përhapin virus në shtëpi!

Së fundmi shkencëtarët kanë paralajmëruar se peshqirët mund të jenë faktorët më të këqinj për të përhapur virus në shtëpi. Në këtë rast flitet jo vetëm për peshqirët që mund të mbajmë në kuzhinë, por edhe për ata të cilët i përdorim pas dushit.

Peshqirët përfshijnë një problem të dyfishtë: Së pari, peshqiri mund të mbajë lagështirë për një periudhë të gjatë kohore, duke lejuar bakteret që të mbijetojnë. Së dyti, ato janë përdorur në shumicën e zonave embrionale të shtëpisë.

Studiuesit kanë theksuar se peshqirët kanë më shumë mundësi për të përhapur bakteret, për shkak se ata janë përdorur për të fshirë duart dhe sipërfaqet që mund të kenë qenë në kontakt me produktet e pa përpunuara të mishit.

Autori i studimit, Charles Gerba thotë: “Pasi të fshish duart me peshqir ndodh që më pas do të prekësh ushqime të tjera tek të cilat mund të kalosh baktere që mund të sjellin dhe helmime në gojë”.

Me anë të peshqirëve të fytyrës dhe të dushit mund të përhapen baktere dhe viruse në mes anëtarëve të familjes, të cilët përdorin të njëjtët peshqir, ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal për larjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button