Thaçi paralajmëron ndryshime në Presidencë

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se partia e tij dhe LDK’ja po punojnë për ndërtimin institucioneve, duke përmendur edhe Presidencën.

Kjo i bie se marrëveshja PDK-LDK do ta prek edhe Presidencën, rrjedhimisht heqjen e zonjës Jahjaga dhe vendosjen në këtë post të një prej liderëve të këtyre partive. E që zakonisht është spekuluar se aty do të vendoset z.Thaçi, transmeton Express.

“Sot grupet punese të PDK-së dhe LDK-së janë takuar për të harmonizuar çështjet programore. Është duke u punuar në mënyrë intensive dhe shpresoj që shumë shpejt do të përmbyllet edhe kjo çështje. Gjithçka është e qartë duke e respektuar në plotni marrëveshjen e arritur në mes të PDK-së, LDK-së dhe partnerëve minoritarë që do të jenë si pjesë e ndërtimit të institucioneve të të gjitha institucioneve, pra legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”, ka deklaruar Thaçi, të premten.

Lajme të ngjashme

Back to top button