Kërçovarët njihen me kushtet e reja për marrjen e mjeteve IPARD

Ministria e bujqësisë në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës përpara kërçovarëve prezantuan programin për mbështetje financiare për zhvillim rural dhe bujqësor me ndihmën e IPARD mjeteve.

Prezantuesit shpalosën programin duke treguar kushtet të cilën duhet të plotësohen që bujqit të aplikojnë për të marrë mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë. 

Kushtet të cilat kanë ndryshuar për aplikim janë: shuma minimale e fitimit të bujqve që dikur ka qenë 5000 euro tani është ulur në 3000 euro fitim minimal, çdo fermer duhet t’i kushtojë rëndësi hapësirës të përcaktuar për çdo kafshë në fermë, mjetet motorike të cilat shfrytëzohen për prodhim nga ana e bujqve dhe fermerëve mos të kenë shumë dallim njëra nga tjetra sa u takon kapacitetit të tyre prodhues dhe punues.

Sa u takon prodhimeve të shfrytëzuesve të IPARD mjeteve, ato prodhime do të mund t’i shfrytëzojnë të gjitha vendet anëtare të EU, vendet kandidat për anëtare në EU dhe Zvicra si shtet që ka marrëveshje bashkëpunimi me EU. Këtu bëjnë pjesë bletaria, veterinaria, zanatet e ndryshme etj. Çdo bletar duhet të ketë 30 deri 40 familje bletësh që të mund të fitojë mbështetje financiare nga projekti IPARD.

Aplikuesit duhet të mos kenë asnjë lidhje familjare ose kreditore me ato që bëjnë ofertat.

Lajme të ngjashme

Back to top button