Çështja e testimit ekstern, para finalizimit

Ministri i Arsimit,  Abdilaqim Ademi, ka deklaruar se së shpejti pritet të finalizohet propozimi përfundimtar për testimin ekstern.

“Qëllimi kryesor ashtu siç kemi thënë është ngritja e cilësisë dhe ajo do të jetë e bazuar në disa parime. E para që nuk do të cenohet dhe nuk do të rrezikohet autonomia e universiteteve, e dyta nuk do të cenohet dhe nuk do të rrezikohet procesi i Bolonjës, pastaj provimi shtetëror nuk do të ketë efekt retroaktiv, pra nuk do të vlej për studentët aktual. Nëse do të hyj ligji në fuqi do të mund të vlej për studentët e vitit të ardhshëm akademik dhe mundësia nuk do të jetë e kufizuar për të hyrë në të njëjtin provim derisa student nuk e jep provimin e njëjtë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button