Kovaçiç ndez derbin: Fiton Interi

Mateo Kovacic karikon Interin në prag të derbit me Milanin. Mesfushori kroat në një intervistë theksoi se ndryshimi në stol dhe marrja e drejtimit të skuadrës nga Roberto Mancini u ka dhënë një shtysë më shumë zikaltërve, me Interin që do të synojë të rikthehet me cdo kusht te fitorja kur të përballet me kuqezinjtë e Inzaghit të Dielën në mbrëmje në San Siro.

“Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të rikthhemi te fitoret, në skuadër ka mbrritur një trajner shumë i fortë që do të na ndihmojë të përmirësohemi. Për ne nuk duhet të ketë më alibi, duhet të fitojmë dhe pikë. Disa rezultate pozitive radhazi do të na shërbenin për të fituar besimin në vetvete dhe për ti bërë gjërat mirë në të ardhmen. Unë jam i bindur se kjo skuadër meriton një renditje më të mirë se ajo ku ndodhet aktualisht. Ne futbollistët ndihemi fajtorë për shkarkimin e Mazzarrit. Unë ashtu si tifozët tanë kam një dëshirë shumë të madhe që Interi të rikthehet në Champions League, dhe për ta bërë realitet dicka të tillë, duhet të punojmë fort të gjithë si skuadër”.

Lajme të ngjashme

Back to top button