BFI: VMRO keqpërdor vullnetin e atyre të cilët vetë deklarojnë përkatësinë etnike

Reagimet e VMRO-DPMNE-së, duke e konsideruar si një veprim të papërgjegjshëm deklaratat e Reisit Sulejman Rexhepi, BFI i konsideron si politik e interesave të ngushta dhe tendencë për të mohuar identitetin e atyre të cilët vetë deklarojnë për përkatësinë etnike.

Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami, thotë për Portalb se kjo bashkësi e cila ka përgjegjësin për zhvillimin e jetës fetar në vend, nuk mund të deklarojë ndryshe nga ajo që shprehen besimtarët.

“Pavarësisht se dikush mundohet që t’i prezantojë ndryshe nga ajo që deklarohen myslimanët, BFI nuk mund ta bëjë këtë. Ne respektojmë atë për të cilën bashkësi të ndryshme vetë deklarohen se janë”, thotë Abaz Islami.

Myslimanët të cilët nuk flasin gjuhën shqipe, më së shumti deklarohen si torbesh apo edhe turq. Abazi, thotë se  BFI duke marrë për bazë këtë  përcaktim të tyre, sjellë edhe realitetin mbi përkatësin e deklaruar të cilën dikush dëshiron ta përdorë për qëllime politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button