Sonte nis Albanian Film Week në Nju Jork

Edicioni i tretë i AFW-së do të zhvillohet në Manhatan, qendra e kulturës në Nju-Jork.

Sonte nis “Java e Filmit Shqiptar” në Nju-Jork dhe në këtë edicion do të marrin pjesë filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera, të cilët kanë trajtuar ngjarje shqiptare.
‘Albanian Film Week” është një aktivitet kinematografik i kinemasë shqiptare, që mbahet çdo vit në Nju-Jork, për shpërndarjen e kinemasë dhe kulturës shqiptare në SHBA. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Edicioni i tretë i AFW-së do të zhvillohet në Manhatan, qendra e kulturës në Nju-Jork.

Në këta dy vjet janë shfaqur më shumë se 150 filma shqiptarë të të gjitha kohërave që nga themelimi i Kinostudios shqiptare e deri në ditët e sotme. Aktiviteti në dy edicionet e tij ka pasur më shumë se 10 mijë spektatorë dhe vitin e fundit të zhvillimit të tij arriti suksesin e madh që përveç publikut pati edhe pjesëmarrje të personaliteteve të kulturës amerikane.

Të ftuar në këtë javë të filmit do të jenë personalitete të filmit amerikan, kritikë, producentë e regjisorë, të cilët do të kenë mundësinë të njohinë nga afër kinemanë shqiptare, e po ashtu do të organizohen edhe seminare të ndryshme ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Nju-Jork. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button