FRI organizon ‘Netët e kulturës Islame’

Forumi Rinor Islam, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, për të parën herë organizon ‘Netët e kulturës Islame’ në Qytetin e Kumanovës.

Ky organizim ka filluar dje, ndërsa përfundon nesër.

‘Aktiviteti realizohet në afat prej tre ditësh duke filluar nga 21-23 korrik, me organizime prej orës 21.30 deri më orën 1 pas mesnate’ thonë nga FRI.

Sonte në natën e dytë të manifestimit organizohet mbrëmja e poezisë islame nga ora 21.30 minuta, pastaj prezantimi dhe shitja e literaturës islame në gjuhën shqipe, promovimi i klipeve të reja të ilahive dhe freskim me çaj dhe kafe.

Nesër në natën e tretë dhe të fundit, e titulluar si mbrëmja e ushqimeve tradicionale shqiptare, do të bëhet prezantimi dhe shitja e literaturës islame në gjuhën shqipe, prezantim dokumentari si dhe freskim me çaj dhe kafe.

Hapja e manifestimit që u bë të dielën ishte me një iftar të përbashkët, me prezantim të ëmbëlsirave tradicionale shqiptare dhe shitje të literaturës islame në gjuhën shqipe./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button