VMRO-DPMNE i konsideron të papërgjegjshme deklaratat e Sulejman Rexhepit

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të BFI-së, Resi ul-ulema ef Sulejma Rexhepi, i cili ka shkruar se maqedonasit mysliman janë shpikje satanike e aktiviteteve të VMRO-DPMNE-së.

Kjo parti e konsideron këtë deklaratë si fyerje ndjenjave dhe të drejtës për identitet personal të maqedonasve me përkatësi fetare myslimane duke ofenduar njëkohësisht partinë.

“Është e palejueshme dhe e papërgjegjshme që reisi i BFI-së në Maqedoni të jap deklarata të pa menduara dhe të thërras në urrejtje ndër fetarë dhe ndëretnike. Kjo nuk i ka hije asnjë fetari dhe aq më pak reisit të BFI-së”, thuhet në reagimin VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button