fbpx

Aprovohet shkalla e magjistraturës në ITSHKSH

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi të lejojë hapjen e tre programeve studimore të shkallës së magjistraturës, përkatësisht në Gjuhë shqipe, Letërsi shqipe dhe Histori me marrëdhënie ndërkombëtare.

Vendimin sot ia dorëzoi ministri Ademi, drejtorit të Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani.

“Me këtë, ITSHKSH etablohet si institucion i mirëfilltë shkencor i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Vendimi mirwpritet me rastin e shtatwvjetorit të punës së sukseshme të këtij institucioni shkencor”, njofton ITSHKSH.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close