Sheqerinska: Nuk pranojnë qeveri teknike sepse frikësohen nga qytetarët

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska në tribunën e djeshme në Koçan deklaroi se partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE nuk pranon qeveri teknike për shkak se frikësohet nga qytetarët.

“ Ato e dinë që nëse zgjedhje organizohen pa frikë dhe korrupsion, qytetarët do ti dënojnë ato”, deklaroi Sheqerinska.

Sipas saj gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur sallë që nuk ka qenë e mbushur. Nuk ka pasur salla ku ato kanë hyrë dhe nuk kanë parë njerëz seriozisht të shqetësuar për atë se çka po ndodh me Maqedoninë.

“Nuk ka pasur shtëpi ku ne jemi future në Shtip dhe Koçan ku nuk kemi dëgjuar komentin e njejtë ‘dikush të na shpëtojë’. Për këtë qëllim jemi këtu për të ju ndihmuar juve dhe mbi të gjitha këtij shteti”, deklaroi Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button