Bojda: Sulejman Rexhepi është në shërbim të BDI-së dhe PDSH-së

Kryetari i Lidhjes së Maqedonasve musliman Ismail Bojda ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Rexhepi në të cilin thuhet se partia VMRO-DPMNE po krijon ‘musliman maqedonas’ vetëm për të përfituar nga ato.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Rexhepi me këto qëndrime shifet që po punon për disa parti politike. Rexhepi është në shërbim të BDI-së dhe PDSH-së. Un e pyes kryetarin nëse Shqiptarët e kanë pranuar islamin in vitro, reagon Bojda.

Sulejman Rexhepi në tekstin e tij autorial ka shkruar se në kuadër të ministrisë për financa funksionon një shtab i posaçëm i VMRO-së, i cili merret me lobim në të mirë të formimit dhe të rritjes së komunitetit “makedonci muslimani” dhe, ky lobim kryhet nëpër familjet e torbeshëve.

“Nëse këtë e thoshte ndonjë ateist, do të mund ta kuptoja por kur këtë e thotë një kryetari i BFI-së, atëherë un do ta pyes atë  – Shqiptarët muslimanizmin e kanë pranuar in vitro”, deklaroi Bojda.

Lajme të ngjashme

Back to top button