MPB humb në gjykatë, shkel të drejtën e lëvizjes së lirë

Ministria e Punëve të Brendshme ka humbur në gjykatë sipas Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen e diskriminimit, sepse ka penguar një person nga nacionaliteti rom ta lëshojë Maqedoninë duke i kufizuar të drejtën e lëvizjes.

Me vendimin gjyqësorë vërtetohet praktika jo e drejtë e shërbimeve doganore të ndalojë të drejtën e lëvizjes së lirë për shkaqe të paarsyeshme me arsyetimin e vetëm se do të kërkojë azil në vendet evropiane.

Ky vendim ende nuk është i plotfuqishëm, por dëmshpërblimi që gjykata e shkallës së parë e ka gjykuar në favor të personit është 30.00 denar, sqarojnë nga Instituti për të drejtat e njeriut.

Ky rast u përmend sot në prezantimin e analizës për mangësitë në ligjin për pengimin dhe mbrojtjen ndaj diskriminimit. Edhe pas katër viteve, Ligji nuk siguron mbrojtje efikase nga diskriminimi, thonë nga instituti.

Një ish gjykatës i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut, Margarita Caca – Nikollovska, thotë se edhe vend ndodhja e Komisionit në katin e 10 të ndërtesës së televizionit shtetërorë është problematike për njerëzit me invaliditet sepse nuk ka ashensorë që do t’i dërgojë deri atje.

Sipas saj, jo shumë njerëz të cilët e kanë ndierë diskriminimin guxojnë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë pranë Gjykatës Evropiane.

“Jo të gjithë njerëzit kanë mundësi që vetë t’i drejtohen Gjykatës Evropiane me të gjitha të dhënat. Kontestuese është se Komisioni ndalon të punojë kur të fitojë informacione se personi ka ngritur procedurë gjyqësore dhe gjykatat nuk janë të detyruar të marrin në konsideratë mendimin e Komisionit kur dikush paditë”, thotë Nikollovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button