Marcelo: Lehtë të luash bashkë me Ronaldon

Marcelo e ka gjithmonë më të lehtë kur luan bashkë me Cristiano Ronaldon. Ylli portugez , i cili ka realizuar 18 gola në 10 paraqitje në La Ligë, nuk e ka problem që ta ndihmoj ekipit edhe në mbrojtje.

“Është e lehtë të luani me Cristiano Ronaldon. Ai e di se kur duhet t’ua jap topin dhe e bënë në mënyrë të përkryer. Ai e ndihmon ekipin edhe në mbrojtje dhe përveç kësaj shërben asistime dhe pasime të mrekullueshme”, deklaroi braziliani për faqen zyrtare të Realit.

“Fakti se Benzema, Cristiano, Isco, Bale dhe James punojnë edhe në mbrojtje na inkurajon neve të tjerëve që të punojmë edhe më shumë. Është e lehtë të luani me këta yje, ata shënojnë dhe përgatisin gola”, theksoi Marcelo.

Lajme të ngjashme

Back to top button