Katër mollët që ndryshuan botën!

Katër mollë në kohë dhe situata të ndryshme kanë ndryshuar botën. Secila prej tyre luajti rolin e vet të rëndësishëm në rrjedhën e historisë, duke ndryshuar shumë të dhëna që ekzistonin deri në atë kohë, në shoqëri, kulturë, shkencë, teknologji. Çdo mollë arriti që të vendosi gurin e vet në evolimin e botës, dhe të krijonte epokën e saj të revolucionit!…

Molla e Evës

Adami dhe Eva ishin krejtësisht të lirë në Parajsë me kusht që ata ti bindeshin urdhërit të Perëndisë, dhe të mos provonin mollë nga “Pema e dijes”. Megjithatë, të motivuar nga “Gjarpri i lashtë”, Djalli, ata nuk zbatuan këtë kusht. Eva këputi një mollë nga “Pema e dijes” dhe e hëngri, dhe kështu Perëndia i dënoi ata për mëkatin e tyre duke i ndjekur nga Parajsa. Pra, kur Eva hëngri mollën, ndryshoi bota…

Molla e Njutonit

I riu Isaak Newton ishte ulur në kopësht, kur një mollë ra mbi kokën e tij! Shkencëtari menjëherë kuptoi fuqinë e gravitetit, e cila e çoi atë dalë-ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme, në ligjin e gravitetit. Shaka apo legjendë urbane, nuk ka rëndësi! Molla ra mbi kokën e Isakut dhe ndryshoi botën …

Molla e “Beatles”

Grupi i famshëm britanik në historinë e muzikës rock, i cili bëri botën që të “flasë me vete”, në vitet 1960 dhe krijoi një nga pjesët më të mëdha në skenën e muzikës ndërkombëtare, është i lidhur me një mollë, dhe më konkretisht një mollë jeshile! Kompania që ishte prapa grupit “Beatles”, quhej “Apple Corps” dhe kishte si logo një mollë të gjelbër të prërë në gjysmë. Kjo logo shfaqet edhe në disqet e vinilit të grupit të famshëm, muzika e të cilit ndryshoi botën…

Molla e Apple

Steve Jobs parashikoi dhe Apple e realizoi. Mendimi i tij përparimtar, risia, kreativiteti, zgjuarsia dhe personaliteti i tij, u bashkuan të gjitha në një mollë, që njihet në të gjithë botën. Pajisje të teknologjisë së avancuar, kompjutera dhe një perandori e tërë. Dhe të gjitha këto, rreth një molle e cila ishte destinuar për të ndryshuar botën …

Lajme të ngjashme

Back to top button