DAP mbyll disa lokale në Studeniçan, revoltohen banorët

Inspektoratet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe të Tregut të Punës kanë revoltuar banorët e komunës së Studeniçanit, pas mbylljes së dy lokaleve në qendër të këtij vendbanimi. Banorët janë grumbulluar pranë dyqaneve ku ishin stacionuar inspektorët të shoqëruar me polici dhe se të revoltuar kanë kërkuar largimin e tyre.

Në këtë situatë të tensionuar janë sulmuar me gurë makinat e inspektorateve si dhe është kërkuar largimi i menjëhershëm i tyre. Në fshat më pas kanë mbërritur edhe forca shtesë të policisë, duke u tërhequr më pas bashkërisht me eskortën e inspektorëve tatimor dhe të punës.

Sipas DAP, dy lokalet janë mbyllur për shkak të mosrespektimit të ligjit antiduhan dhe mosdhënien e faturave fiskale.

Lajme të ngjashme

Back to top button