LSDM: Gruevski dhe Stavrevski kanë harxhuar 22 miliardë euro

Anëtari i lartë i LSDM-së, Kire Naumov ka akuzur kryeministrin Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, zv/kryeministrin Zoran Stavrevski se deri tani kanë harxhuar mbi  22 miliardë euro, para që sipas tij, janë mbledhur prej qytetarëve dhe se më pas kjo dyshe kanë vendosur se ku do t`i harxhojnë.

Këto akuza, zyrtari i LSDM-së i bëri në një konventë partiake në Kërçovë të mbajtur me qytetarë dhe anëtarësinë partiake.

“Qeveria së bashku me partinë VMRO-DPMNE në pushtet, deri më tani e kanë futur Maqedoninë në borxh 4 miliard euro, borxh i brendshëm dhe i jashtëm. Secili i porsalindur në Maqedoni është në borxh 2000 euro. Nuk mund ta fshehin arrogancën e tyre, dhe deputetëve të tyre i sqarojnë se 100 euro janë para e madhe për Maqedoninë dhe se mund të kryejnë shumë punë më ato para. Për arrogancë flet edhe ligji të cilin e sollën, dhe me të cilin honorarët e funksionarëve nuk do të tatimoren”, deklaroi Naumov.

Lajme të ngjashme

Back to top button