VEPRA dhuroi 450 lektyra për shkollën fillore në Bogovinë

Shoqata Kulturore Humanitare VEPRA, me rastin e Kongresit të Alfabetit, shkollës fillore Abdyl Frasheri në Bogovinë, gjatë ditës së djeshme ndau donacion me lektyra shkollore.  Ky donacion gjithsej përfshin 50  tituj të lektyrave shkollore, që në sasi totale janë 450 libra. Këto lektyra dedikohen kryesisht për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasë të nëntë.

“Qëllimi i këtij projekti është pasurimi i bibliotekës së shkollës me literaturën e nevojshme shkollore. Andaj, shpresojmë që këto lektyra të shfrytëzohen maksimalisht nga ana e nxënësve dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë sa do pak në ofrimin e mundësive për lexim.

Në kuadër të këtij projekti, ndërmjet anëtareve të Shoqatës Vepra dhe arsimtareve të sh.f. Abdyl Frasheri, është diskutuar për rëndësinë dhe vlerat që solli kjo ngjarje historike në arsimin shqip.  Me këtë rast sh.f. Abdyl Frasheri,  Shoqatës Vepra i ndahet mirënjohje, duke shpresuar kështu për bashkim edhe me të madh në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e SHKH Vepra.

Lajme të ngjashme

Back to top button