Super derbi i basketbollit kosovar i takon Pejës

Peja ka arritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme në basketbollin kosovar, duke mposhtur në Karagaç, rivalin kryesor të tyre, Sigal Prishtinën, me rezultat 87:86.
Kjo ndeshje e cila u përcjellë nga rreth 2500 tifozë, dhuroi emocione të mëdha basketbolli, që në Kosovë shihen sa herë luajnë këto dy skuadra, që janë rivalët më të mëdhenj në Kosovë nga pas lufta.

Më meritori për këtë fitore të Pejës, padyshim që ishte Samir Shaptahoviq, që ishte i pandalshëm për mysafirët.
Shaptahoviq në fund të ndeshjes, pati një përplasje me njërin nga lojtarët e Sigal Prishtinës, duke humbur edhe vetëdijen.
Kjo ishte humbja e parë për Sigal Prishtinën këtë edicion, që numëron edhe tetë fitore.

Lajme të ngjashme

Back to top button