Përkthim skandaloz në projektin gjigant të MASH-it (FOTO)

Gabimet e shumta në të cilat hasin studentët dhe profesorët gjatë leximit të librave në gjuhën shqipe nga projekti qeveritarë për përkthimin e 1000 titujve titujve të Universiteteve me famë botërore, po ndikojnë negativisht në arsimim. Këto libra sikur janë përkthyer me Google Translate e jo nga ekspertë dhe persona të lëmisë përkatëse.  Portalb u sjell më poshtë një shembull nga libri i Kimisë Fizike të Atkinsit.

Ish zëvendës drejtori në Byronë për zhvillimin e arsimit, Zeqir Kadriu njëherit edhe profesor në fakultetin Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi pran UEJL-së, thotë për Portalb, se librat shkencor në të shumtën e rasteve janë të mbushur me gabime që shkaktojnë huti dhe neveri tek studentët dhe profesorët.

“Është normale që gabimet e natyrave të ndryshme të ndikojnë negativisht në mësimdhënie por edhe tek studentët të cilët hutohen dhe nuk kuptojnë asgjë nga ajo që e lexojnë. Kjo është një çështje që nuk duhet të tolerohet nga MASH, sektorët përkatës, etj, sepse këtu kemi një përkthim pa përshtatje. Librat shkencor përveç që duhet të përkthehen duhet edhe të përshtaten që të kenë kuptim. Kam pas rastin të shfletoj një nga këto librat dhe kishte po aq shumë gabime sa më gjalli neveri dhe nuk vazhdova më leximin. Vlerësoj që në këtë aspekt MASH ka bërë një lëshim të madh”, tha për Portalb, Kadriu.

Sa i përket deklaratës së mëparshme të ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademi, se profesorët duhet vetë të përpilojnë dhe të botojnë libra, Kadriu bën të ditur vështirësitë që hasin profesorët për botimin e librave të tyre.

“Botimi i librave nga doktorët e shkencave në Maqedoni është më se i nevojshëm, sepse ato libra do të bëheshin nga kompetentët dhe nuk do kishte gabime skandaloze, mirëpo problem i madh është edhe përkrahja në këtë rast. Me  të ardhurat tona ne kemi shumë vështirësi për të botuar libra, kurse nga MASH apo në rastin tim edhe nga Ministria e Kulturës, nuk kemi fare përkrahje. ” tha Kadriu.

Ndërkaq sa i përket përkthimeve në gjuhën shqipe tani më një kohë të gjatë dëgjojmë dhe lexojmë deklarata që nuk përputhen fare njëra me tjetrën sa i përket përkthimit të librave të gjuhës shqipe.

Përderisa vetë ministri thotë se janë përkthyer 500 tituj, në ueb faqen e krijuar për të lexuar dhe informuar për titujt e përkthyer të këtij projekti pasqyrohet se realisht në gjuhën shqipe janë përkthyer gjithsej 146 tituj.
Ministria me gjasë fsheh librat që mos ta sheh publiku përkthimin skandaloz në to!

Përkthyesit e librit
Përkthyesit e librit
Lënda
Lënda
Përkthimi skandaloz
Përkthimi skandaloz

 

Lajme të ngjashme

Back to top button